Art&Argëtim

E birësoi 5 vite më parë, Fjodora Fjora: Djali kërkon babain

29 Prill 2019, 10:06 Nga DOSJA
E birësoi 5 vite më parë, Fjodora Fjora: Djali kërkon babain

TIRANË- E ftuar në emisionin ‘Thumb’ një pjesë të madhe të intervistës, Fjodora Fjora ka folur për marrëdhëniet me djalin e saj të birësuar, Alteo. Moderatorja ka rrëfyer se djali tashmë është rritur dhe sit ë gjithë fëmijët e tjerë, e ndjen një mungesë.

Alteo kërkon babain dhe Fjodora e ka të vështirë për t’ja shpjeguar. Pyetjes se sa e vështirë është të jesh nënë single, moderatorja Fjodora Fjora i është përgjigjur kështu:

“Nuk është e thjeshtë. Unë mendoj që është si t’i hysh pak detin në këmbë. Çdo gjë duhet ta mendosh dy herë, edhe kur merr një vendim ndjen atë mungesën që “Shiko, ndoshta do ishte më mirë ta ndërmerrja këtë gjë bashkë me një mendje të dytë”. Mirëpo e di si është puna?! Ndonjëherë, ne nuk zgjedhim si jeta jonë do vijë. Ndonjëherë zgjedhim të jemi vetëm, po fati e sjell të jemi vetë i dytë. Jemi vetë i dytë dhe unë kam mikesha të miat që s’ka rëndësi arsyeja, por tani janë mama të vetme. Për mua më me rëndësi është që ai brenda familjes sonë të vogël që ne e cilësojmë “mami, unë, daja, gjyshi, nëna…”, pra njerëzit që ai i ka shumë afër, të jetë i lumtur. Sigurisht do përballesh dhe me pyetje, dhe me sfida, dhe me faktin që je e vetme, por do kuptosh që je përpjekur të bësh një gjë të mirë dhe shpreson që fëmija kur të rritet do ta vlerësojë këtë gjë. E vetmja pendesë që kam, ose keqardhje është që Alteo e do këtë gjë. E kërkon ai këtë gjë, sepse po rritet dhe pyet. Përpiqem t’i shpjegoj që ka familje me babin dhe mamin, ka familje vetëm me mamin, ka familje vetëm me babin.”

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 5 vite pas birësimit alteo kërkon babain fjodora fjora nënë single vështirësi 5 vite pas birësimit alteo kërkon babain fjodora fjora nënë single vështirësi

Sondazh

Poll