Art&Argëtim

Rikthehet 17 maji? Sherbeti që Elbasani i jep politikës dhe dialogut Rama-Basha

29 Prill 2019, 14:00 Nga DOSJA
Rikthehet 17 maji? Sherbeti që Elbasani i jep politikës dhe dialogut

TIRANË- Lulzim Basha, sot pas shumë deklaratave që kishin arritur në një retorikë shumë të ashpër, pranoi që të ulet në një tryezë me Ramën. Në ditët e fundit Basha ishte përbetuar para mijëra qytetarëve në protesta e në çdo takim se me Ramën nuk do të ulej në një tryezë dhe nuk do të kishte as pazare. Por sot duket se retorika e tij ka ndryshuar (Lexo këtu) dhe shumë shpejt ai do të jetë sy për sy e ballë për ballë me atë që e ka akuzuar për 1001 të zeza.

Por ky skenar, kur Basha çon zërin e tij në oktavat më të larta dhe retorika politike arrin kulmin, ka ndodhur dhe 2 vite më parë. Në atë kohë PD kishte një çadër në bulevard dhe kërcënoi me mosmarrje në zgjedhje. Por e përbashkëta e dialogut Rama-Basha nuk është vetëm retorika dhe përbetimi se askush nuk do ulej në tryezë me askënd, por dhe Elbasani. Si sot dhe në 17 maj, Edi Rama do të kalonte nga Elbasani për të shkuar në tryezë me Bashën. Nëse këtë herë ai që lëshoi pe ishte Basha, dy vite më parë Kryeministri pranoi të ulen me “armikun” e tij.

Nëse kthehemi prapa në kohë, ishte Meta dhe Idrizi që kishin inicuar një takim në Kryesinë e Kuvendit dhe kishin thirrur të gjithë aleatët e tjerë, ku mes tyre ishte dhe PD. Basha ishte i pa përgatitur për një dialog, pasi para se të hynte në takim, për mediat u shpreh se nuk do kishte zgjedhje me Ramën dhe as ulje në tryezë. Por teksa ai hidhte akuza për Kryeministrin, ky i fundit qëndronte pas tij dhe e dëgjonte me vëmendje. Rama kishte braktisur Elbasanin, ku do të kishte një takim me simpatizantët e tij, dhe pranoi që të ulej në dialog.

Sot është e njëjta situatë, ku dialogu është pika e përbashkët, por ndryshojnë vetëm personazhet kanë ndërruar rolet. Basha është ai që pranon të ulet me “armikun”, por Rama sërish para se të ulet në takim ka kaluar të marrë “bekimin” në Elbasan. Nuk dihet ende nëse kjo është një rastësi që dialogu vjen pasi Rama shkon në Elbasan, apo gjithçka ka qenë e programuar më parë. Për rastësi edhe periudha e dialogut është sërish e njëjta, kur kanë çelur mirë lulet, tashmë çelet dhe dialogu mes palëve. Shpresojmë që dhe këtë herë Rama të ketë marrë “bekim” nga Elbasani dhe të zgjidhet sa më shpejt kriza politike.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale 17 maj i dyte dialogu rama basha edi rama lulzim basha marreveshje rama basha 17 maj i dyte dialogu rama basha edi rama lulzim basha marreveshje rama basha

Sondazh

Poll