Aktualitet

Dështon atentati! Qëllohet me armë zjarri drejt makinës së Eduart Picës, Policia identifikon autorin: Konflikt për motive

6 Janar 2021, 06:11 Nga DOSJA
Dështon atentati! Qëllohet me armë zjarri drejt makinës

LEZHË– Dështon atentati ndaj Eduart Picës në Lezhë! Pak mbas mesnatës së sotme, në lagjen “Nënë Teresa”, në rrethana ende të paqarta disa persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj makinës së 25-vjeçarit, i cili në momentin e sulmit ka qënë në timon.

Pavarësisht sulmit me breshëri ndaj mjetit, shoferi nuk ka pësuar lëndime të marra nga sulmi me armë zjarri. Megjithatë alarmi është dhënë dhe në zonë kanë zbarkuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilët kanë nisur nga puna për krehjen e vendngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili është identifikuar.

Bëhet fjalë për E. Sh., banues në Lezhë, për kapjen e të cilit në zonë janë ngritur edhe pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve të ngjarjes.

Pista kryesore ku po dyshohej ishte hakmarrja për një aksident, ku i riu ka qënë i përfshirë 3 vite më parë, që ka shënuar 2 viktima dhe 2 të tjerë të plagosur. Eduart Pica, asokohe 22 vjeç, përplasi makinën e tij tip “Benz” me atë të viktimave, të cilët po udhëtonin me miqtë e tyre.

Si pasojë e përplasjes, ndërruan jetë në vend Roland Kaçani e Altin Prendushi, ndërsa të plagosur mbetën Bledar Dauti dhe Eduart Lamaj. Për t’i shpëtuar drejtësisë, i riu u largua nga vendi i ngjarjes por u kap disa ditë më pas. Ai u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ajo që i ka dhënë pafajësinë e lirinë në 2018. 

Por njoftimi i Policisë së Lezhës, paraditen e sotme, sqaron se bëhet fjalë për një konflikt  për motive të dobëta që autori ka pasur me ish-futbollistin e moshave të ekipit të “Beslidhjes”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat eduart pices eduart pica lezhe atentat eduart pices eduart pica lezhe

Sondazh

Poll