Politike

Konferenca e Metës, Anila Denaj: Jam e befasuar, Presidenti gabon nga fillimi në fund…por do t’i përgjigjem nesër

5 Janar 2021, 18:46 Nga DOSJA
Konferenca e Metës, Anila Denaj: Jam e befasuar, Presidenti gabon nga

TIRANË– Ministrja e Financave Anila Denaj ka mbetur totalisht e befasuar pas konferencës që mbajtir Presidenti Ilir Meta ditën e sotme, pas përpleve me kryeministrin Edi Rama për projektin Vlorë- Orikum.

Në një status në rrjetet sociale, pas deklaratës ku Meta tha se vete MF-ja kishte vërtetuar se nuk ishte bërë asnjë lloj negociate për huanë, Denaj shkruan se Presidenti gabohet nga fillimi deri në fund.

Sipas ministres, ajo nuk ishte një hua e re, dhe për pasojë nuk kishte nevojë për negociata. Gjithsesi, Denaj shton se do t’i përgjigjet nesër Metës me fakte kokëfortë.

Reagimi i plotë i Anila Denajt

Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti. Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq: Çështja është shumë e thjeshtë.

Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.

Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë.

Sot, në një konferencë për mediat, pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, Meta tha se kontrata me Qeveria devijoi fondet për një tjetër rrugë e ndërpreu marrëveshjen me Fondin Saudit. Ai shtoi se 4 herë i është drejtova MEPJ-së e nuk ka marrë përgjigje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj perplasja meta-rama per vloren anila denaj perplasja meta-rama per vloren

Sondazh

Poll