Politike

“Po bllokon fondet për projektin”/ Meta: Ndërpretë marrëveshjen me Fondin Saudit

5 Janar 2021, 18:04 Nga DOSJA
“Po bllokon fondet për projektin”/ Meta: Ndërpretë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk kishte çfarë të bllokonte ose jo në lidhje me huanë e marrëveshjes me Fondin Saudit, pasi ajo ishte ndërprerë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nga pala shqiptare, Fondit Saudit i është kërkuar ndërprerja. 

“Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëdësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Presidenti në fakt njihet me faktin se kjo marrëveshje ishte një VKM. Si rezultat, Presidenti kërkoi që të lëshohej një autorizim. Këshilli i Ministrave kapërceu kompetenca dhe e miratoi këtë marrëveshje pa e parë.

Ata kërkuan më pas që këtë projekt ta ndryshonin me një projekt tjetër, pa asnjë lloj transparence. Fondit Saudit i kërkuan ndërprerjen. Çdo marrëveshje e re, duhet patjetër rishikuar që të aprovohet. Presidenti iu drejtua menjëherë Ministrisë së Financave dhe Ministrit për Punët e Jashtme dhe kërkoi informacion. Ministria e Financave i kthen përgjigje Presidentit dhe pranon se nuk ka patur negociata për këtë marrëveshje.

Presidenti nuk mund ta fshihte shqetësimin e vënë në dukje prej tij, dhe i kërkoi Ministrisë që sipas ligjit, ka detyrimin të negociojë në fillimdhe më pas të vendosë për kushtet e kontratës dhe të vlerësojë paraprakisht. Kjo është një maskaradë,”- tha Meta ndër të tjera. 

Sot, në një konferencë për mediat, pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, Meta tha se kontrata me Qeveria devijoi fondet për një tjetër rrugë e ndërpreu marrëveshjen me Fondin Saudit. Ai shtoi se 4 herë i është drejtova MEPJ-së e nuk ka marrë përgjigje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta ne konference 5 janar perplasja meta-rama per vloren ilir meta meta ne konference 5 janar perplasja meta-rama per vloren

Sondazh

Poll

Politike 5 Janar 2021, 16:24

SHIJAK– Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në Maminas, Shijak, ku dhe ka vizituar familjet që kanë hyrë në shtëpitë e reja që janë ndërtuar pas tërmet...