Politike

Gent Cakaj s’ka dhënë dorëheqjen!? Rama tregon ARSYEN e largimit të ministrit të Jashtëm: E mora vetë detyrën, do stim

5 Janar 2021, 07:33 Nga DOSJA
Gent Cakaj s’ka dhënë dorëheqjen!? Rama tregon ARSYEN e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë kalimit të detyrës së kryediplomatit shqiptar ka treguar se përse e mori vetë detyrën si kreu i OSBE-së. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se për të shmangur keqkuptimet me familjen e OSBE-së kishte zgjedhur që ta mbante vetë postin e drejtuesit për më shumë se një vit, ndaj detyrën nuk e kishte marrë Cakaj. Më tej, numri një i qeverisë shtoi se kishte marrë edhe një konsensus nga ana e ministrit në detyrë. 

“Unë besoj që në këtë periudhë 2 vjeçare detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion, janë përballur me dinjitet, me profesionalizëm, me sukses. Padiskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do ishte krejt e panevojshme sepse Genti ka pasur dhe ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht. Nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitetit, mungesa e një ministri të jashtëm të dekretuar të kthehej në mundësi për të stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE. E mora këtë angazhim dhe jam shumë i lehtësuar sot sepse këtë angazhim mund tja kalojë Oltës. Për këtë kalim kemi pasur një dakordësi me Gentin. Në këtë fazë Ministria e Jashtme duhet të të ketë një drejtues me funksion të plotë, jo vetëm përmbajtësor por edhe formal,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës! Rama: Tani jam i lehtësuar! Ministrja ‘thumbon’ paraardhësin: S’do shpik rrotën, Reformim total konsullatave

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama olta xhacka merr detyren edi rama olta xhacka merr detyren

Sondazh

Poll