Politike

Gent Cakaj lë detyrën zyrtarisht! Nuk kursehet ndaj Ramës: Falenderimin s’po e bëj sepse e kërkon kodi formal, por se e n

5 Janar 2021, 07:17 Nga DOSJA
Gent Cakaj lë detyrën zyrtarisht! Nuk kursehet ndaj Ramës:

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dorëzuar sot detyrën tek pasardhësja Olta Xhaçka. Në fjalën e tij para zv.ministrave dhe pjesëtarëve të tjerë të kabinetit, Cakaj përmendi edhe njëherë të gjitha arritjet që sipas tij ka shënuar institucioni i drejtuar prej tij në 2 vite.


“Duke e konsideruar të përmbushur misionin tim, pa mbështetjen e kryerministrit puna ime do të ishte e pamundur. Për dy vite kemi punuar në kushte të vështira. Këtë falenderim s’po e bëj sepse e kërkon kodi formal, por sepse e ndjej. Falenderoj kryeministrin dhe zonjën Xhaçka për bashkëpunimin që kemi pasur deri më sot. Jemi përballur me sfida të shumta. Për 2 vite kemi mbështetur 5 marrëveshje të rëndësishme, kemi koalicionin e Tuzit në Mal të Zi. Kemi bërë koalicionin e Luginës së Bashkuar, edhe në Bujanofc. Të gjitha këto tregojnë një përpjekje për të unifikuar një faktor politik në Ballkan. Kryeministri në cilësinë e ministrit të Jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në kryesinë e OSBE-së dhe ka lënë gjurmë në historinë e organizatës, psh mënyra e funksionimit për shkak të pandemisë,”-tha Cakaj.

LAJMI KRYESOR: Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës! Rama: Tani jam i lehtësuar! Ministrja ‘thumbon’ paraardhësin: S’do shpik rrotën, Reformim total konsullatave

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj olta xhacka merr detyren gent cakaj olta xhacka merr detyren

Sondazh

Poll