Aktualitet

HARTA LIVE: Shi dhe dëborë gjatë pasdites/ Parashikimi i motit për sot, sa shënon termometri

5 Janar 2021, 06:27 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Shi dhe dëborë gjatë pasdites/ Parashikimi i motit

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjithë vendin ndërsa në qarqet Shkodër dhe Lezhë deri lokalisht mesatare. Shumica e reshjeve priten sot pasdite. Ndërkohë që në lindje të vendit, në zonat mbi 300 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. 

Sa i përket temperaturave, ato në bregdet pritet të variojnë nga 6 / 13 °C; në vendet e ulëta: 1 / 13 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 7 °C. Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin. Për shkak të shirave që kanë rënë gjatë ditëve të fundit, lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë prurje të larta por brenda nivelit maksimal të argjinaturave. 

HARTA LIVE:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll