Politike

Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës! Rama: Tani jam i lehtësuar! Ministrja ‘thumbon’ paraardhësin: S’do shpik rrotën, R

5 Janar 2021, 07:08 Nga DOSJA
Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës! Rama: Tani jam i

TIRANË– Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i ka dorëzuar sot zyrtarisht postin e tij, pasardhëses Olta Xhaçka. Në dorëzimin e detyrës ka qënë prezent edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbajtur postin e kryediplomatit të vendit, ndërkohë që të drejtat e ushtrimit të detyrës ia kishte deleguar Cakajt.

Gjatë fjalës së tij, Rama shtoi se për shkak të kufizimit të të drejtave në ushtrimin e detyrës në krye të OSBE-së mund të shkaktonte keqkuptime tek partnerët e huaj, duke shtuar se ndjehej i lehtësuar që tashme detyrën ia kishte deleguar ish-ministres së Mbrojtjes.


Ndër rreshta, numri një i qeverisë la të kuptohej se nuk ka ndërmend që të ndërpresë bashkëpunimin politik me ish-kryediplomatin. Rama shtoi se vetë ai bashkë me Cakajn do të vazhdojnë të asistojnë në punën e përditshme të ministres së re. Largimin nga Shqipëria e ka mohuar edhe vetë Cakaj.

Në konferencën për shtyp ai u shpreh se do të vazhdonte angazhimin e tij, por në tratja të tjera, pa e thënë se për çfarë bëhej fjalë. Gjithashtu ndër të tjera në fjalën e tij, veç falenderimeve dhe numërimit të arritjeve, Cakaj u zotua që të ndihmonte dhe mbështeste pasardhësen e tij për të bërë një punë të shkëlqyeshme. 

Mirëpo, Xhaçka nga ana e saj, nuk u tregua shumë e kuptueshme kur erdhi radha tek problematikat e institucionit që ka marrë përsipër që të drejtojë. Edhe pse e pranoi që nuk do të kishte nevojë për të nisur punë nga e para, sërish nuk la pa përmendur skenat dhe pamjet nga radhët në ambasadat shqiptare në Greqi, të cilat sipas saj nuk do të përsëriten, duke premtuar edhe reformim të konsullatave. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi ram a gent cakaj olta xhacka merr detyren edi ram a gent cakaj olta xhacka merr detyren

Sondazh

Poll