Bota

“Më gjej 11,780 vota”/ ZBARDHET pjesë nga biseda midis Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias

5 Janar 2021, 07:21 Nga DOSJA
“Më gjej 11,780 vota”/ ZBARDHET pjesë nga biseda midis

SHBA-Ditën e djeshme në media është publikuar një auto-video, ku presidenti aktual Donald Trump, i bënë presion sekretarit të shtetit të Xhorxhias Bard Raffensperger që t’i siguroj mjaftueshëm vota për të rrëzuar fitoren e kanditatit demokrat Joe Biden. Ndërkohë, “TheGuardian” ka publikuar pjesë nga biseda, të cilën dhe Trump e ka pranuar me anë të një postimi në Twitter.

Pjesë nga biseda midis tyre:

Trump: Njerëzit në Xhorxhia janë të acaruar, të gjithë qytetarët e Amerikës janë të zemëruar me rezultatin. Nuk ka asgjë të keqe të thuash për shembull, që i rinumëruam votat.

Raffensperger (i lodhur nga akuzat e njëpasnjëshme të Trump se fitorja e Biden ishte e pavlershme): Problemi është zoti president se të dhënat tuaja janë gabim.

Trump: Dëgjo. Gjithçka që duhet të bësh është të më gjesh 11,780 vota, që është një më tepër se ajo që kemi. Ne kemi fituar në atë shtet. Nuk ka se si të jetë ndryshe. Nuk e kam humbur Xhorxhian, përkundrazi ne aty fituam me qindra mijëra vota.

Gjithashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump, gjatë bisedës telefonike, e quajti senatorin e Xhorxhias një kalama dhe përpos saj edhe të paaftë dhe gënjeshtar.

“Ti e dije se çfarë bënë ata (i referohet vjedhjes së votave sipas tij nga demokratët) dhe nuk e raportove. Ti e di që ky është është një krim. Dhe ti e di që s’mund ta lejosh këtë. Ky është një rrezik i madh për ty dhe për avokatin tënd”, tha ai.

Diskutimi mes Trump dhe përfaqësuesit republikan në Xhorxhia, Raffensperger vijoi dhe në Tëitter, ku Trump ka thënë se zyrtari nuk mundi t’i përgjigjej apo nuk donte t’i përgjigjej pyetjeve lidhur me mashtrimet, shkatërrimet e votave, shfaqjes së votuesve të vdekur në listat e personave që votuan e të tjera akuza si këto. Sipas Trump, Raffensperger thjesht nuk ja ka idenë se çfarë bëhet.

Ndërsa dhe përgjigja e republikanit Raffensperger ishte e shpejt, ai replikoi duke mohuar çdo gjë që Trump deklaroi.

Me gjithë respektin zoti Trump, ajo që po thoni nuk është aspak e vërtetë

Ndonëse, rezultati i çertifikuar i Xhorxhias tregon të kundërtën e fjalëve të Donald Trump. Pasi, Xhorxhia për herë të parë që nga viti 1992, u fitua nga demokratët. Pothuajse të gjitha iniciativat e ngritura për mashtrim nga Donald Trump kanë rezultuar të pasuksesshme.  Ndonëse shumë republikanë kanë premtuar se do ta kundërshtojnë, Biden do të zyrtarizojë fitoren të mërkurën dhe ai do të marrë vendin e tij si presidenti i 46-të i Amerikës në 20 janar dhe po në këtë datë Donald Trump duhet të lërë Shtëpinë e Bardhë.

Nderkohë, ka pasur persona që janë indinjuar nga kjo telefonat, një prej tyre ishte dhe këshilltari i Joe Bide, Bob Bauer, i cili e quajti këtë një provë të qartë, të mundimit të Donald Trump për të përmbysur fitore.

Kjo është një provë e qartë në të cilën presidenti presionon dhe kërcënon një anëtar të partisë së tij që të rrëzojë një numërim të ligjshëm të votave dhe të “fabrikojë” një tjetër në vend të tij,”-ka thënë ai 

Edëard B Foley, një profesor nga Ohio e quajti bisedën të papërshtatshme dhe gati të neveritshme. Një tjetër profesor që merret me ligjet amerikane, Carl Tobias tha se pas 20 janarit, Trump mund ta presin disa pasoja ligjore.

“Nëse departamenti i Drejtësisë apo zyra e avokatëve të SHBA-së besojnë se Trump shkeli ligjet elektorale, prokurorët mund të ngrenë një padi menjëherë kundër Trump”, tha ai.

E rizgjedhura në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi i dërgoi një memo kolegëve ku shkruhej: “Përgjatë viteve ne kemi pasur shumë sfida në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë situatë nuk ka të krahasuar me udhëheqjen e Trump dhe mungesën e respektit që ai tregon për vullnetin e njerëzve”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 21:41

Arabia Saudite do rihap kufijtë me Katarin

ARABIA SAUDITE– Do të rihapen kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite me Katarin, në hapat e parë drejt përfundimit të një krize diplomatike që ...