Bota

Hollanda dhe Gjermania refuzojnë hyrjen e shtetasve britanik për udhëtime jo-thelbësore

4 Janar 2021, 21:51 Nga DOSJA
Hollanda dhe Gjermania refuzojnë hyrjen e shtetasve britanik për

HOLLANDË– Më shumë se 10 shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar u është refuzuar hyrja në Hollandë që nga 1 Janari sepse Britania nuk është më e përjashtuar nga kufizimet e lidhura me Covid mbi udhëtimet jo-thelbësore nga jashtë BE që kur u largua nga blloku.

Një zëdhënës i forcës kufitare Hollandeze konfirmoi të Hënën se deri në 13 shtetas britanikë ishin kthyer në aeroportin e Amsterdamit Schiphol që nga e Premtja sepse udhëtimet e tyre nuk ishin të nevojshme dhe rregulloret e koronavirusit tani zbatohen.

Lajmi erdhi pasi shtetasve britanikë që jetojnë në Spanjë u ndaluan t hipnin në fluturime në Mbretërinë e Bashkuar sepse linja ajrore tha se dokumentet e tyre të qëndrimit para Brexit u deklaruan të pavlefshme, ndërsa të tjerëve u ishte refuzuar hyrja në Gjermani.

Pati gjithashtu raporte për pasagjerë të kthyer nga fluturimet e KLM nga aeroportet e MB në Hollandë sepse nuk kishin një test negativ, udhëtimi i tyre nuk kualifikohej si thelbësor, ose ata nuk mund të tregonin prova të qëndrimit Hollandez ose BE.

“Njerëzit nga vendet e sigurta lejohen të kalojnë, por Britania e Madhe sigurisht nuk është një vend i sigurt tani”- tha Van Kapel.

Një numër i vogël i shtetasve britanikë u ndalua gjithashtu të hynin në Gjermani. Një zëdhënës i Lufthansa tha se linja ajrore ishte në dijeni të një shtetasi britanik që u ndalua të hipte në një fluturim në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk arriti të provonte qëndrimin e tij në Gjermani. Britanikët që banojnë në Gjermani nuk pritet të marrin lloje të reja të dokumenteve të qëndrimit që konfirmojnë statusin e tyre për disa muaj dhe policia federale e Gjermanisë ka thënë se personeli kufitar gjithashtu do të pranojë kontrata qiraje ose pune si provë.

Megjithatë, ekzistojnë shqetësime që personeli tokësor në aeroporte nuk është i kualifikuar për të vlerësuar vlefshmërinë e dokumenteve dhe mund të kërkojë prova që banorëve nuk u kërkohet ligjërisht të paraqesin sipas The Guardian.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hollanda dhe gjermania kthejne britaniket hollanda dhe gjermania kthejne britaniket

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 21:41

Arabia Saudite do rihap kufijtë me Katarin

ARABIA SAUDITE– Do të rihapen kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite me Katarin, në hapat e parë drejt përfundimit të një krize diplomatike që ...