Bota

10 ish-shefat e Pentagonit dalin kundër Trump: Mos e ngatërro ushtrinë me mosmarrëveshjet zgjedhore

4 Janar 2021, 21:42 Nga DOSJA
10 ish-shefat e Pentagonit dalin kundër Trump: Mos e ngatërro

SHBA- 10 ish-shefat e Departamentit të Mbrojtjes kanë dalë kundër Presidentit në detyrë të SHBA-së Donald Trump. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se 10 ish-shefat e Pentagonit kanë rënë dakortë që ushtria nuk duhet të ngatërrohet me mosmarrëveshjet zgjedhore. Personat që ranë dakortë për këtë gjë janë Dick Cheney, Jim Mattis, Mark Esper, Donald Rumsfeld, William Cohen, William Perry, Robert Gates, Leon Panetta, Chuck Hagel dhe Ashton Carter.

Ata kanë thënë se zgjedhjet amerikanë të ndershme janë shenja dalluese e demokracisë amerikane. Më tej në shkrimin e Washington Post shkruhet se ushtria nuk duhet që të përfshihet në punët e zgjedhjeve, dhe se koha për të dyshuar mbi saktësinë e votave ka kaluar dhe se Kolegji Elektoral i ka konfirmuar votat.

“Zgjedhjet Amerikane dhe transferimet paqësore të pushtetit që rezultojnë janë shenja dalluese të demokracisë sonë. Ushtria duhet të përmbahet nga çdo veprim politik që minon rezultatet e zgjedhjeve ose pengon suksesin e ekipit të ri. Koha për dyshimin e rezultateve ka kaluar; koha për numërimin zyrtar të votave të Kolegjit Elektoral, siç përcaktohet në Kushtetutë dhe status, ka kaluar, “shkruajnë ata.”

Këto reagime kanë ardhur pas spekullimeve që kanë dalë se trump do të përdorë ushtrinë në favor të tij për të mos lëshuar pushtetin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ashton carter chuck hagel leon panetta robert gates william cohen william perry ashton carter chuck hagel leon panetta robert gates william cohen william perry

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 21:41

Arabia Saudite do rihap kufijtë me Katarin

ARABIA SAUDITE– Do të rihapen kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite me Katarin, në hapat e parë drejt përfundimit të një krize diplomatike që ...