Politike

A mund të ketë një bashkëpunim mes Ramës dhe Metës? Presidenti anashkalon pyetjen: Jam në politikë për të parë disa i

4 Janar 2021, 22:16 Nga DOSJA
A mund të ketë një bashkëpunim mes Ramës dhe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka treguar nëse do të ketë një bashkëpunim mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin  “Opinion”, presidenti Meta tha se nëse prioritare do të kishin qenë raportet personale, ata nuk do të bashkëpunonin asnjëherë nasnjëherë. Megjithatë Meta nuk ka dhënë një përgjigje të prerë po ose jo po ka shtuar se në politikë ai është për disa interesa shumë më të mëdha.

Pjesë nga Intervista: 

Fevziu: A mund të ketë prapë një bashkëpunim mes jush?

Meta: Mendoj që ka patur shumë arsye, në rast se do të vendosnim raportet personale si prioritare për të mos bashkëpunuar asnjëherë me zotin Rama prej gati 10 vitesh. Por, unë jam në politikë për të parë disa interesa shumë më të mëdha, të cilat për fat të keq zoti Rama nuk i shikon dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi për to, të cilat kanë të bëjnë me vendin dhe kanë të bëjnë me të gjithë qytetarët shqiptarë.

Fevziu: Është Kryeministër në dy mandate dhe falë ndihmës suaj.

Meta: Kjo nuk është një arsye për të mos e bërë përgjegjës për mosmbajtjen e gjithë atyre angazhimeve për të cilat ka marr edhe këto mandate, sidomos mandatin e parë në platformën e koalicionit për Shqipërinë europiane.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll