Bota

Televizionet në Rusi i ‘presin kokën’ Putin, pritet reagimi i tij

4 Janar 2021, 21:07 Nga DOSJA
Televizionet në Rusi i ‘presin kokën’ Putin, pritet

RUSI– Bosët e TV rusë mund të “ndëshkohen” pasi Vladimir Putinit iu shkëput imazhi gjatë një transmetimi të mesazhit të Presidentit të Vitit të Ri.

Gjatë transmetimit të mesazhit të Presidentit Vladimir Putin për Vitin e Ri ndodhi një incident pasi imazhi i tij gjatë video-mesazhit u transmetua me gjysmë imazhi. Stacioni me qendër në Kaliningrad fajësoi një ‘defekt teknik’ dhe mohoi që kjo të ishte një protestë politike. Redaktorët në Kaskad TV e kuptuan gabimin dhe ndërprenë transmetimin si në televizion ashtu edhe në internet, duke e zëvendësuar atë me muzikë.

Fjalimi i presidentit transmetohet tradicionalisht disa minuta para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë dhe është në të njëjtin nivel me mesazhin e Ditës së Krishtlindjes së Mbretëreshës në Britani.

”Problemet me imazhin gjatë transmetimit të fjalimit të Vitit të Ri të Vladimir Putinit u shkaktuan nga një defekt teknik në dhomën e transmetimit,” thanë drejtuesit e TV.

Deklarata nuk i ofron falje Putinit dhe as nuk specifikon dënimet që duhet ti jepen përgjegjësit të këtij skandali sipas Daily Mail.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mediat ruse putin mediat ruse putin

Sondazh

Poll