Aktualitet

Covid-19 zhduku gripin stinor? Pipero: Po, masat ndikuan, këtë vit nuk kemi asnjë rast të tillë, më parë kishim rreth 280

4 Janar 2021, 21:58 Nga DOSJA
Covid-19 zhduku gripin stinor? Pipero: Po, masat ndikuan, këtë vit nuk

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se masat shtrënguese të marra për të mos përhapur Covid-19 kanë bërë që edhe gripi stinor të zhdukej. I ftuar në “Log”, Pipero tha se këtë vit, nuk është detektuar asnjë rast me grip stinor.

Ai shtoi se vitet e tjera, gjatë dimrit, shtroheshin në spitale, të paktën 280 raste me sindromë gripale te Infektivi.

Deri tani nuk është evidentuar, dedektuar asnjë rast me grip në vend me gjithë monstrat e testuara apo qarkullim të infeksione respiratore, pavarësisht që kemi një trend të lehtë të infeksioneve respiratore të sipërme dhe poshtme paralelisht me sezonin e dimrit dhe normalisht ky trend do të rritet në vijim, pasi janar, shkurti ka përkuar me kohën e dedektimit të rasteve të gripit të para në vend.

Mua më kujtohet para dy vitesh kishim 280 raste me sindromë gripale te Infektivi, këtë vit edhe pse klinikisht është e vështirë të bësh diferencimin në hapat e para të sëmundjes të COVID-it me një grip tjetër, nuk kemi edhe klinikisht raste me sindromë klasike, në përgjithësi.

Dua të them se pak a shumë kjo ka ndodhur edhe me vendet e tjera me qarkullimin e gripeve stinore. Masat parandaluese që aplikohen për covid-19, maska, distanca, ulja e qarkullimit, higjiena, ndikojnë shumë për minimizimin e viruseve të tjera, apo gripit stinor, që deri tani nuk janë konstatuar,”- tha Pipero.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 18:45

TIRANË– Djali i Zhaneta Metanit, që u ekzekutua së bashku me të motrën Kristina Bardhi, mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë ka zbardhur detaje akoma më tron...