Aktualitet

Pfizer, Moderna apo AstraZeneca? Sulçebe: Nuk ka rëndësi emri, qëllimi i vaksinës i njëjtë

4 Janar 2021, 22:11 Nga DOSJA
Pfizer, Moderna apo AstraZeneca? Sulçebe: Nuk ka rëndësi emri,

TIRANË– Mjeku Genc Sulçebe deklaroi se nuk ka rëndëis cila vaksinë aplikohet, rëndësi ka që efekti do të jetë i njëjtë.

I ftuar në “Open”, Sulçebe tha se shqiptarët mund të orientohen edhe drejt AstraZeneca-s, pasi ajo është më e lirë dhe nuk ka nevojë për frigoriferë specialë.

“Mund të drejtohemi nga AstraZeneca. Ajo është më e lirë, nuk ka nevojë për frigoriferë specialë dhe mund të bëhet edhe në qendra shëndetësore. Te kjo vaksinë është përdorur një teknologji që njihet. Qëllimi i vaksinave është të luftojnë këtë pandemi.

Mund t’i drejtohemi edhe vaksinës kineze, që ka të njëjtën teknologji si AstraZeneca. Edhe ajo ruse po ashtu. Madje ka një bashkëpunim me Oksfordin dhe vaksinën ruse për të nxjerrë një produkt të përbashkët,”- tha Sulçebe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genci sulcebe genci sulcebe

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 18:45

TIRANË– Djali i Zhaneta Metanit, që u ekzekutua së bashku me të motrën Kristina Bardhi, mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë ka zbardhur detaje akoma më tron...