Aktualitet

“E papërfillshme, përdoret për propagandë”/ Plas keq në studio, Vargu-Kojës: Nuk vaksinoni pleqtë se nuk votojnë maj

4 Janar 2021, 21:20 Nga DOSJA
“E papërfillshme, përdoret për propagandë”/ Plas

TIRANË– Mjeku Petrit Vargu dhe ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja janë përplasur keq mbrëmjen e sotme. Teksa diskutonin në “Open” për vaksinat anti-Covid në Shqipëri, Vargu tha se 500 mijë dozat që janë premtuar të vijnë në Shqipëri janë një shifër totalisht e papërfshillshme.

Vargu shtoi më tej se vaksina po përdoret edhe për propagandë e qëllime elektorale. Mjeku tha se fillimisht është deklaruar se do të vaksinoheshin të moshuarit pas mjekëve ndërsa tani reuzlton ndryshe.

Ndërsa Koja tha se fillimisht mjeku duhet të jetë i kënaqur që ka ardhur vaksina e më pas të shohë votat majtas e djathtas.

Pjesë nga debati:

Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.

Koja: Po çfarë propaganda po thua more zotëri.

Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.

Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën? Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.

Vargu: Këto janë vendime politike.

Koja: E ka vendosur komiteti teknik e ekspertëve.

Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se sa votojnë majtas ata po lërini këto…

Koja: Ore se s’më the a je i kënaqur njëherë që po vjen vaksina apo jo, këtë më thuaj, pastaj lëri kush voton majtas e djathtas.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debat vargu-koja gjergji koja petrit vargu debat vargu-koja gjergji koja petrit vargu

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 18:45

TIRANË– Djali i Zhaneta Metanit, që u ekzekutua së bashku me të motrën Kristina Bardhi, mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë ka zbardhur detaje akoma më tron...

Aktualitet 4 Janar 2021, 16:34

TIRANË– Motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të cilat u vranë nga i dashuri i përbashkët Përparim Ademi, Adriana ka rrëfyer detaje akoma...