Aktualitet

DEBAT NË STUDIO/ “Ja ta marr në telefon e të them”, Vasili përplaset me Kojën për vaksinat, ish-ministri nuk ka asnjë

4 Janar 2021, 20:59 Nga DOSJA
DEBAT NË STUDIO/ “Ja ta marr në telefon e të them”,

TIRANË– Gazetarja Eni Vasili dhe ish-ministri i shëndetësisë Gjergji Koja janë përplasur dhe kanë debatuar ashpër mbrëmjen e sotme për vaksinën anti-Covid që pritet të vijë në Shqipëri.

Teksa Vasili kërkoi një shifër konkrete nga ana e Kojës, për numrin e shqiptarëve që pritet të vaksinohen sipas gradës së vulnerabilitetit. Por, ish-ministri i Shëndetësisë nuk kishte asnjë shifër dhe nisi të bënte ironi në studio.

Sa policë janë? Po ja prit të marr ministrinë në telefon e ta gjej,”- tha Koja.

Si nuk e dini ju se sa mjekë janë, sa mësues janë, sa policë janë, sa shqiptarë presin në radhë për tu vaksinuar mbi moshën 16 vjeç?”– tha Eni Vasili.

Ore ta zbres unë ty sa janë 16 vjeç e poshtë e thjeshtë është, por unë po flas për strtegjinë,”– tha Koja.

Po çfarë strategjia, mbi të cilat shifra e keni ndërtuar këtë strategji, sa është shifra, nuk keni një shifer…”– vijoi Vasili.

“Nëse ju nuk ju mjafton…”- tha Koja.

“Ja ku e keni tabelën, unë i di të gjitha, e di sa mjekë e mësues e policë janë, e doja nga goja juaj, si e keni bërë strategjinë,”- vijoi Vasili.

“Po ti i paske, ç’a shifrash dashke…”- përfundoi Koja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eni vasili gjergji koja marreveshja shqiperi-pfizer eni vasili gjergji koja marreveshja shqiperi-pfizer

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 18:45

TIRANË– Djali i Zhaneta Metanit, që u ekzekutua së bashku me të motrën Kristina Bardhi, mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë ka zbardhur detaje akoma më tron...

Aktualitet 4 Janar 2021, 16:34

TIRANË– Motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të cilat u vranë nga i dashuri i përbashkët Përparim Ademi, Adriana ka rrëfyer detaje akoma...