Aktualitet

I dhanë mbidozë 22-vjeçarit, arrestohen 2 shqiptarë në Itali (EMRAT)

4 Janar 2021, 18:37 Nga DOSJA
I dhanë mbidozë 22-vjeçarit, arrestohen 2 shqiptarë

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali për shkak të trafikimit të drogës. Mediat italiane shkruajnë se dy personat e arrestuar janë Bledar Murrani 32-vjeç dhe Kujtim Doda 49-vjeç.

Hetimet për dy shqiptarët nisën në muajin tetor të vitit të kaluar dhe zgjatën deri në muajin mars. Karabinierët filluan ndjekjen e shqiptarëve pas vdekjes së një të riu 22-vjeçar, i cili vdiq nga mbidoza. Karabinierët i gjetën shqiptarët përmes kontakteve në telefonin e 22-vjeçarit.

Dy shqiptarët e kryenin aktivitetin e tyre të shitjes së kokainës dhe heroinës midis qytetit të Salsomaggiore Terme dhe Parmës. Sipas policisë ata i shisnin dozat më një çmim nga 60 euro deri në 80 euro. Së bashku ata pretendohet që të kenë fituar rreth 19, 500 euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar murrani kujtim doda bledar murrani kujtim doda

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 16:34

TIRANË– Motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani të cilat u vranë nga i dashuri i përbashkët Përparim Ademi, Adriana ka rrëfyer detaje akoma...