Bota

Për herë të tretë në karantinë totale, izolohet Anglia! Shkollat speciale, çerdhet, ushqimoret e farmacitë qëndrojnë h

4 Janar 2021, 20:20 Nga DOSJA
Për herë të tretë në karantinë totale, izolohet

ANGLI- Anglia ka hyrë në një mbyllje totale nga dita e sotme deri në mes të muajit shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkrujanë se mbyllja do të jetë për 6 javë. Në një deklaratë për mediat Kryeministri Boris Johnson tha se e gjithë Anglia duhet që të qëndrojnë të mbyllur për të mos përhapur varianin e ri të Covid.

Disa nga masat e marra janë:

Nga sonte, qytetarët do të qëndrojnë në shtëpi deri në mes të shkurtit (e gjithë Anglia).

Të gjitha shkollat ​​mbyllen deri në gjysmën e muajit shkurt.

Çerdhet dhe shkollat ​​speciale (për personat me aftësi të veçanta) të qëndrojnë të hapura.

Fëmijët do të vazhdojnë të vizitojnë të dy prindërit nëse janë të divorcuar.

Alkooli është i ndaluar.

Dyqanet jo thelbësore do të mbyllen të gjitha.

Supermarketet dhe farmacitë do të qendrojnë hapur

Policia do të gjobisë të gjithë njerëzit deri në 200 paundë nëse thyejnë rregullat e vendosura dhe 10,000 paundë për bizneset që i thyejnë ato.

Dasmat mund të bëhen vetëm me një numër të vogël njerëzish.

Funeralet do të behën më në një numër të vogël.

Studentët nuk duhet të kthehen në universitet deri në mes të shkurtit.

Vende sportive në natyrë të mbyllen, por terrenet e lojërave mbeten të hapura.

Udhëtimi jashtë vendit do të lejohet vetëm nëse është thelbësore.

Sportet për fëmijë anulohen nëse nuk bëhet përmes shkollës.

“Është e qartë që ne duhet të bëjmë më shumë së bashku për të vendosur variantin e ri të Covid nën kontroll. Ne duhet që të shkojmë në një bllokim të ri kombëtar në mënyrë që të mos përhapim virusin. Qeveria po ju kërkon për herë të fundit që të qendroni në shtëpi, ” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar 2,713,563 persona pozitiv me Covid-19, ndërsa 75,431 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anglia futet ne bllokim boris johnson anglia futet ne bllokim boris johnson

Sondazh

Poll