Insights

Femrat në Shqipëri do shkojnë t’i kërkojnë dorën familjes së mashkullit për t’u martuar

26 Prill 2019, 19:57 Nga DOSJA
Femrat në Shqipëri do shkojnë t’i kërkojnë

Teknologjia kudo në botë po i largon njerëzit, duke i bërë më shumë dembelë për të bërë gjëra në jetën reale. Virtualiteti si sëmundje po i pushton të gjithë dhe një gjë që më ka rënë në sy është iniciativa që kanë meshkujt sot për të ngacmuar, propozuar dhe marrë vendime për dikë që pëlqejnë.  Shkrimet i bëj pasi nxitem nga realiteti, pa  i zbukuruar gjërat dhe i shtuar doza negativiteti. Nuk po mbaj as anën e femrave, por as të meshkujve, pasi çdo gjë është shkak-pasojë për të dyja palët.

Vitet e fundit kam vënë re nga ana  e femrave një zhgënjim të madh ndaj meshkujve, të cilët nuk marrin guximin të të ftojnë as në kafe. Mjafton një add në Facebook, ose folloë në Instagram dhe çdo gjë nis dhe mbaron aty. Nga ana tjetër, dëgjoj meshkuj që ankohen se femrat janë bërë të vështira, materialiste, etj. Lind pyetja: Po si do shijohet dashuria, ndjenja më e bukur në botë, derisa të zgjidhen këto probleme?!

Fajësojnë njëri-tjetrin dhe në fund përfundojnë jo të lumtur, nuk i shprehin ndenjat e tyre dhe mbyllen në atë botën e ankesave, ku merr vetëm dëshpërim dhe energji negative.  Disa mikesha të cilat janë beqare më kanë thënë që kur dalin edhe për jetë nate, lyhen,  bëhen seksi, flirtojnë por në shumicën e rasteve asnjë mashkull nuk merr guximin t’i ftojnë për ndonjë kërcim dhe të krijojnë ndonjë njohje.

Njëra më tha: “Më ka marrë malli të ndihem “pjeshkë”, të vij dikush dhe të më ngacmojë”. Madje te brezat e mëparshëm kanë pasur lezet mbrëmjet e vallëzimit, pasi njiheshin me njëri-tjetrin me mundësitë që kishin dhe kënaqeshin më shumë. Si shprehja e njohur: “O goce a ka mundësi një minutë?”

Ndërsa tani, oraret e daljes janë më të gjata, mundësi komunikimi kemi më shumë, por veprimi është shumë i ulët.

Një tjetër femër më tha: Kishte lezet kur të ngacmonin edhe në rrugë kur shkojë blije bukën të lagjia dhe të thonin ndonjë kompliment. Ndërsa tani, kemi tangërllik dhe rrallë herë të bëjnë ndonjë kompliment.

Para disa kohësh bëra një pyetje në rrjetet e mia sociale: Nëse do duhej të shkonin në luftë për të mbrojtur vendin, sa prej meshkujve do ishin të gatshëm? Kisha shumë mesazhe nga femrat, të cilat ankoheshin pafund  për guximin e meshkujve, madje njëra më shkruajti këtë: “Këta nuk marrin guximin për t’u martuar dhe jo më të shkojnë në luftë”.

Besoj se po vjen dita që femrat në Shqipëri do shkojnë t’i kërkojnë dorën familjes së mashkullit për t’u martuar. Ndoshta do dali si modë dhe mesa duket është drejt asaj rruge për t’u bërë realitet. Shprehini  ndjenjat tuaja pa e menduar frikën e refuzimit. S’ka gjë më të keqe se të ndjesh diçka dhe të druhesh të veprosh. Gëzuar!

Marrë nga GSH

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog anisa bega anisa bega

Sondazh

Poll

Insights 25 Prill 2019, 20:37

Arroganca e karriges

TIRANË- Cdo prokuror i pergjithshem ka momentet e tij te veshtira jo vetem per shkak te ngjarjeve e forta por edhe per shkak “te pickimeve”, qe shume aktor...

Insights 25 Prill 2019, 09:48

Çanta me ëndrra somaleze

Një djalë i ri është gjetur sot në mëngjes nga barinjtë e Asim Zenelit, në një kanal, i ngrënë nga egërsirat.Qentë dhe bishat e tjera të Antigonesë. Policia e G...

Insights 25 Prill 2019, 06:42

Struktura e një revolucioni diplomatik

Kanë kaluar rreth 60 vjet që kur filozofi dhe historiani Thomas Kuhn shkroi librin e tij influencues Struktura e Revolucioneve Shkencore. Teza e Kuhn ishte e th...

Insights 24 Prill 2019, 11:23

M’u dhimbse “Patriot”!

Sot m’u dhimbse “Patriot”!Në këto ditë të paqarta të politikës shqiptare, duke ndjekur aksionin politik të opozitës, m’u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, duke bërë nj...