Insights

Tirana e cigareve dhe alkoolit, Veliaj s’do t’ja dijë për ligjin…shihni ç’bëhet në sheshin Skënderbej (Foto+VD)

27 Prill 2019, 14:38 Nga DOSJA
Tirana e cigareve dhe alkoolit, Veliaj s’do t’ja dijë për

TIRANË- Që prej inagurimit të bujshëm me Paron, Golikun dhe asambletë e këngëve dhe valleve, sheshi Skënderbej u prezantua si një hapësirë multidimensioanel për të rinjtë e për të moshuarit.

Por duket se kjo vijë ndarëse mes hapësirës urbane dhe mejhaneve e qofterive që ndodhen në këtë shesh, është holluar mjaft…

Faqja “Lolita” publikoi ditën e djeshme, disa foto nga Sheshi Skënderbej ku shihej një stendë e “Jack Daniels” që qëndronte hapur për të gjithë klientët e interesuar.

Postimi tek Lolita:

Dosja.al shkoi sot nga afër në Sheshin Skënderbej për të verifikuar informacionin.

Çfarë gjetëm? Jo vetëm alkool të reklamuar por edhe reklama cigaresh.

Ligji nr. 9518 për Mbrojtjen e të Miturve nga përdorimi i Alkoolit, parashtron se ndalohet çdo lloj forme reklame alkooli, dhe sipas ligjit në fuqi, subjekti duhet gjobitur.

Në bazë të nenit nr 11 të këtij ligji,  “ Reklamimi drejtpërdrejt ose tërthorazi i pijeve alkoolike drejtuar të miturve në të gjitha mjediset e tjera, përjashtuar ato arsimore, si rrugë, parqe etj., përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë”.

Në një nga hapësirat më të frekuentura nga adoleshentët dhe fëmijët, bashkia që është institucioni përgjegjës për vendosjen e këtyre stendave, nuk e ka bërë detyrën, duke lejuar që situata t’i dalë jashtë kontrollit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck erion veliaj reklama per alkoolin sheshi skenderbej erion veliaj reklama per alkoolin sheshi skenderbej

Sondazh

Poll

Insights 27 Prill 2019, 14:24

Kush e ka plaçkitur Universitetin e Tiranës?

TIRANË- Kërkesë për transparencë që organet që e kanë detyrë t’a bëjnë!Përse kanë goditur, plackitur, grabitur, bërë fërtele, leckë rrëzuar përdhé kështjel...

Insights 27 Prill 2019, 13:36

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore?1.E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikënisjen për këtë s...

Insights 25 Prill 2019, 20:37

Arroganca e karriges

TIRANË- Cdo prokuror i pergjithshem ka momentet e tij te veshtira jo vetem per shkak te ngjarjeve e forta por edhe per shkak “te pickimeve”, qe shume aktor...

Insights 25 Prill 2019, 09:48

Çanta me ëndrra somaleze

Një djalë i ri është gjetur sot në mëngjes nga barinjtë e Asim Zenelit, në një kanal, i ngrënë nga egërsirat.Qentë dhe bishat e tjera të Antigonesë. Policia e G...

Insights 25 Prill 2019, 06:42

Struktura e një revolucioni diplomatik

Kanë kaluar rreth 60 vjet që kur filozofi dhe historiani Thomas Kuhn shkroi librin e tij influencues Struktura e Revolucioneve Shkencore. Teza e Kuhn ishte e th...