Politike

Marrëveshja e fshehtë e Ramës/ Ish-kryeministri Cipras në 2015 i quan fshatrat shqiptare minoritare greke

4 Janar 2021, 14:18 Nga DOSJA
Marrëveshja e fshehtë e Ramës/ Ish-kryeministri Cipras në

TIRANË– Është bërë publike një marrëveshje mes Edi Ramës dhe ish-kryeministrin grek Cipras, i cili në vitin 2015 ka nxjerrë fshatrat shqiptare si minoritare greke.

‘Koha jone’ shkruan se në Bashkinë e Përmetit del zonë minoritare Komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë orthodoksë. Po kështu Komuna Biovizhdë po në Përmet. Ndërsa në Bashkinë e Sarandës, Greqia na i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.

Në Bashkinë e Vlorës na dalin minoritarë banorët e fshatrave nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të beisimit të krishterë orthodoksë. Në Bashkinë e Konispolit na del minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë orthodoksë dhe çamë. Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë orthodoksë edhe çam. Në bashkinë e Gjirokastrës dhe Komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poci me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë. Ndërsa në bashkinë e Konispolit na del minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllëhë.

Këto vende të shpallura minoritare greke me firmën e Edi Ramës janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alexis cipras edi rama alexis cipras edi rama

Sondazh

Poll