Politike

“Na tha se e ardhmja u takon atyre që guxojnë”, zyrtari i LDK-së thumbon Vjosa Osmanin për fjalët e saj kontradiktore

4 Janar 2021, 13:09 Nga DOSJA
“Na tha se e ardhmja u takon atyre që guxojnë”, zyrtari i

KOSOVË – Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka kujtuar presidentes Vjosa Osmani deklaratën kur ajo thoshte se s’do të vazhdonte të qëndronte në politikë nëse nuk do të ishte më pjesë e LDK-së.

Në një postim në ‘Facebook’, Gecaj shkruan se e ardhmja s’u takon atyre që “guxojnë të mashtrojnë”.

Na tha se “e ardhmja u takon atyre që guxojnë” …… por jo edhe e atyre që “guxojnë” të mashtrojnë …… “Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq” … … e “kaq” edhe sa i përket guximit të Vjosës!”, ka shkruar Gecaj.

Unë jam e bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë më, përndryshe Vjosën nuk do ta shihni në politikë. Vjosa nuk do të merret më me politikë fare. Krejt karriera ime politike lidhet me LDK-në dhe do të lidhet vetëm me LDK-në, kurrë asnjëherë me ndonjë parti tjetër. Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq. Aty unë e përfundoj karrierën time politike. Nëse diçka e tillë do të ndodhte unë nuk do të merresha më fare me politikë”, kishte deklaruar ajo në një intervistë televizive.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bajram gecaj ironizon vjosa osmanin bajram gecaj ironizon vjosa osmanin

Sondazh

Poll