Politike

Elbasan/ Rama batuta me gruan kineze të sipërmarrësit shqiptar: A e kupton vjehrrën?

28 Prill 2019, 10:34 Nga DOSJA
Elbasan/ Rama batuta me gruan kineze të sipërmarrësit shqiptar: A

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme dy fabrika në Elbasan, të cilat merren me prodhim të konstruksioneve metalike dhe të prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.

Rama u shpreh se një tokë djerrë e pashfrytëzuar më parë, sipas tij po shndërrohet në një potencial punësimi edhe për banorët e zonës. Sipas kryeministrit në këto fabrika janë bërë investime me vlerë mbi 20 milionë dollarë.

Mirëpo gjatë këtij takimi kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer edhe disa batuta me gruan e sipërmarrësit të njërës prej kompanive. Ajo është kineze, e martuar me shqiptarin dhe jeton prej 6 vitesh në Shqipëri ku ka mësuar të flasë shumë mirë shqip.

Biseda mes kryeministrit dhe gruas së sipërmarrësit

Rama: Ku e ke mësuar kinezçen?
Sipërmarrësi: Kam jetuar 14 vite në Kinë
Rama: I martuar me kineze?
Sipërmarrësi: Po
Rama: Ke mësuar shqip?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po, po, kam gjashtë vite këtu
Rama: E kupton vjehrrën?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po

(A. S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama batuta me kinezen rama ne elbasan edi rama rama batuta me kinezen rama ne elbasan

Sondazh

Poll