Sport

“Mjaft folëm për vitin 2020, duhet të shohim përpara”, Pioli harron fitoret dhe respekton Beneventon: I ka marrë pikë

2 Janar 2021, 16:42 Nga DOSJA
“Mjaft folëm për vitin 2020, duhet të shohim

MILANO-“Duhet të shohim përpara”, kjo është ajo çfarë kërkon Stefano Pioli nga Milan. “Nuk duhet të flasim për atë çfarë kemi bërë për vitin 2020, duhet të jemi të përqëndruar dhe të mos shohim prapa”, këto ishin fjalët e teknikut të Milanit, i cili ka folur në prag të takimit kundër Beneventon. Kuqezinjtë do të luajnë ditën e dielë ora 18:00 ndeshjen e parë të vitit 2021. Pioli e pranon se Benevento është një kundërshtar i vështirë, por jo vetëm kaq, tekniku foli për objektivat e skuadrës por edhe për të dëmtuarit.

BENEVENTO– Luajmë kundër një ekipi që është shumë mire, është një ndeshje e vështirë. Ne duhet të përballemi më këdo kundërshtar në maksimum. Duhet të kujtojmë që Juventus dhe Lazio lanë pikë, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm.”

DËMTIMET– Castillejo është grumbulluar pas problemit që kishte me Lazio-n. Kjaer do të jetë me skuadrën. Të gjithë lojtarët e tjerë të dëmtuar po punojnë mirë dhe janë të përqendruar në kthimin sa më shpejt të jetë e mundur. Ibrahimovic është shumë i përqendruar të rikthehet dhe nuk mendon për Sanremon. Ai na paralajmëroi për Festivalin, por ai është një kampion dhe do të tregojë se nuk heq dorë. Në të vërtetë, do të jetë një stimul i mëtejshëm.

MERKATO– Klubi është i gatshëm, nëse ka mundësi për të përmirësuar skuadrën, por objektivi kryesor është të rikuperojë të dëmtuarit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benevento milan pioli benevento milan pioli

Sondazh

Poll