Aktualitet

Ishte i shpallur në kërkim nga Bosnje-Hercegovina, arrestohet 39-vjeçari në Morinë

3 Janar 2021, 09:37 Nga DOSJA
Ishte i shpallur në kërkim nga Bosnje-Hercegovina, arrestohet

MORINË– Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Bosnjë Hercegovinës për akuzën e korrupsionit.

Arrestimi i shtetasit me inicialet A. K., banues në Kosovë, u bë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina.

NCB Sarajevo, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Ryshfet/korrupsion”, parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 39-vjeçari arrestohet 39-vjeçari

Sondazh

Poll