Bota

“Dhëmbë për dhëmbë”/ Ktheu ligjin e Fesë të miratuar nga mazhoranca pro-serbe, Abazoviç kërcënon me shkark

2 Janar 2021, 21:55 Nga DOSJA
“Dhëmbë për dhëmbë”/ Ktheu ligjin e

MAL I ZI- Presidenti malazes Milo Gjukanoviç i ka “treguar forcën” mazhorancës proserbe, e cila ka marrë frenat e qeverisjes në vend. Sipas mediave vendase Presidenti ka kthyer Ligjin e Fesë në vend i cili është nga Kuvendi në 29 dhjetor.

Ndërkohë menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç, i cili e ka paralajmëruar se do ta shkarkojë, nëse shkel Kushtetutën.

“Nëse ai shkel Kushtetutën, ne do ta zëvendësojmë atë!”, ka shkruar Abazoviç në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Vraćanjem zakona na ponovno glasanje, Djukanović dao sebi žuti karton.
Ako prekrši Ustav smjenićemo ga! pic.twitter.com/jJ2NnIWltx

— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) January 2, 2021


Gjukanoviç ka kthyer të gjitha ligjet e miratuara nga Kuvendi në seancën e 29 dhjetorit, përfshirë Ligjin e Fesë.

Ky ligj, i cili shkaktoi pakënaqësi të Kishës Ortodokse Serbe (SOC) dhe opozitës së atëhershme të udhëhequr nga Fronti Demokratik (DF), hyri në fuqi në 8 janar 2020. Në ligj thuhet se grantohet liria e plotë e fesë për të gjithë besimtarët dhe status të barabartë për të gjithë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic milo gjukanoviç dritan abazovic milo gjukanoviç

Sondazh

Poll