Bota

Rrëshqitjet e dheut në Norvegji, gjendet trupi i dytë, ekipet e shpëtimit në kërkim të 8 të tjerëve

2 Janar 2021, 17:35 Nga DOSJA
Rrëshqitjet e dheut në Norvegji, gjendet trupi i dytë, ekipet e

NORVEGJI- Është gjetur dhe një trup tjetër nën dherat që rrëshqitën në Norvegji. Ky është personi i dytë që është gjetur ndërkohë që edhe 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi dhjetëra shtëpi në Norvegji.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmin për këtë e ka dhënë komandanti i policisë Roy Alkvist, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me trupin e gjetur.

Pas rrëshqitjeve u përdorën helikopterë dhe dronë për të zhvilluar kërkime në rreth 25 km në veri-lindje të kryeqytetit.

Ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin Norvegjez për të zhvilluar kërkimet. Kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1C (30F) dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur.

Rrëshqitja e dheut ndodhi më 31 dhjetor, në një fshat norvegjez ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona ndërkohë që 10 janë zhdukur dhe disa të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, për shkak të rrëshqitje së dheut shumë shtëpi janë shkatërruar. Rrëshqitja e dheut ndodhi në një zonë banimi të komunës Gjerdrum, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit Oslo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rreshqitje dheu ne norvegji rreshqitje dheu ne norvegji

Sondazh

Poll

Bota 2 Janar 2021, 16:28

KOSOVË- Gruaja e Nesim Haradinajt, Gjejlone Haradinaj ka folur për Vitin e Ri pa bashkëshortin e saj në krah. Në një intervistë për Gazetën Ekspress, ajo k...

Bota 2 Janar 2021, 16:13

KOSOVË– Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Prishtinë, tek vendi i quajtur ‘Kafet e vogla...