Bota

E rëndë! Shpërthen bomba në treg Siri, humbin jetën 5 persona mes tyre 2 fëmijë

2 Janar 2021, 15:40 Nga DOSJA
E rëndë! Shpërthen bomba në treg Siri, humbin jetën 5

SIRI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siri, ku një bombë ka shpërthyer në verilindje të Sirisë. Sipas  emdiave të huaja, si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vrarë 5 persona mes të cilëve dhe dy fëmijë.

Mes të vrarëve ishin dy fëmijët dhe nëna e tyre ndërkohë dy viktimat e tjera mësohet se janë dy civilë por megjithatë ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre. Sipas mediave, kjo nuk është ngjarja e parë që ka ndodhur në Ras Al-Ain, pasi më 10 dhjetor, një bombë vrau 16 vetë, përfshirë dy civilë dhe tre personel turk në një pikë kontrolli në qytet.

Në korrik, shpërthimi nga një motor me eksploziv në një treg perimesh atje, vrau të paktën tetë vetë, përfshirë gjashtë civilë.

Lufta civile në Siri ka vrarë më shumë se 387,000 njerëz dhe ka zhvendosur miliona nga shtëpitë e tyre që nga fillimi në 2011 me shtypjen brutale të protestave anti-qeveritare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthen bomba ne siri shperthen bomba ne siri

Sondazh

Poll