Bota

Kreu i Kuvendit të Serbisë: Nuk mund të lejojmë që Bosnje-Hercegovina të njohë Kosovën

2 Janar 2021, 15:03 Nga DOSJA
Kreu i Kuvendit të Serbisë: Nuk mund të lejojmë që

SERBI- Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur për pavarsinë e Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe Daçiç ka thënë se Republika Srpska nuk do të hiqet nga Bosnje-Hercegovina dhe se njohja e paravsisë së Kosovës nuk do të ndodhë kurrë. Më tej në fjalën e tij Daçiç është shprehur se pavarësia e Kosovës nuk ëshë toleruar asnjëherë nga Serbia dhe nuk do të tolerohet tani.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç.

Kjo nuk është hera e parë që Daçiç ka bërë deklarata të tilla. Në kohën kur mbante postin e Ministrit të Jashtëm, Daçiç është mundur që të ndalojë anëtarësumin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic paversia e kosoves ivica dacic paversia e kosoves

Sondazh

Poll