Aktualitet

‘Xhamadani vija-vija’/ Qindra qytetarë ekzaltohen për festat e fundvitit në resortin e deputetit të PS-së, Xhemal Qefal

1 Janar 2021, 16:41 Nga DOSJA
‘Xhamadani vija-vija’/ Qindra qytetarë ekzaltohen për

TIRANË– Resorti ‘Select Hill’, në pronësi të Kujtim Qefalisë dhe vëllait të tij, deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është ndezur një natë më parë për festën e fundvitit. Qindra qytetarë, të veshur e të rregullua kanë pritur pritur ndërrimin e viteve mes këngëve e valleve në kulmin e pandemisë.

Ndërkohë që të gjithë qytetarët ishin të izoluar për shkak të pandemisë dhe panë nga ballkonet e dritaret spektaklin e fishekzjarreve, kompleksi i deputetit të PS-së dhe ‘ajka’ e të ftuarve shijonin ndryshe festat.

Kjo gjë shihet edhe në videon e publikuar nga ‘Brryli Broadway’, që ka publikuar pamje nga brenda festës. Në ritmet e këngëve popullore si ‘Xhamadani vija-vija”, ku i ftuar duket të ketë qedhë edhe këngëtari Gena Alito, të ftuarit shihet që hedhin valle e kërcejnë sikur Covid-19 të mos ekzistonte kurrë.

Në fakt, lajmi për organizimin e një feste me rastin e Vitit të Ri në kompleksin e Qefalisë, qarkulloi para dy javësh në të gjithë mediat, pork jo gjë u hodh poshtë nga vetë admonistratorët e resortit.

Në një reagim për Dosja.al, më datë 14 dhjetor administratorët e Select-in sqaruan se promocioni ishte publikuar më datë 13 dhjetor, shumë përpara se Ministria e Shëndetësisë të njoftonte masat kufizuese nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit. Por, nisur nga pamjet e sotme, nuk paska qenë ashtu!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet feste fundviti ne resortin e xhela qefalise select hill resort xhemal qefalia feste fundviti ne resortin e xhela qefalise select hill resort xhemal qefalia

Sondazh

Poll