Aktualitet

BILANCI në Kosovë/ Ulje drastike rastesh! Një i vdekur dhe 174 persona të infektuar me Covid-19

1 Janar 2021, 14:09 Nga DOSJA
BILANCI në Kosovë/ Ulje drastike rastesh! Një i vdekur dhe 174

KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka humbur jetën vetëm një person ndërsa 174 persona kanë rezultuar të infektuar.

Gjithsej janë analizuar 1.224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 174 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 1 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 1 rast (76 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll