Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Vlorë, plagosen dy personat me aftësi të veçanta që u bllokuan brenda, oxhaku që ndezën për tu ng

1 Janar 2021, 16:06 Nga DOSJA
Shkrumbohet banesa në Vlorë, plagosen dy personat me aftësi

VLORË– Dy persona, me aftësi të veçanta, Agron Hazizaj dhe Halo Hazizaj kanë mbetur të lënduar si pasojë e flakëve që pushtuan banesën e tyre. Dosja.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Tërbac të Vlorës.

Të dy anëtarët e familjes Hazizaj, kishin ndezur oxhakun për tu ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë të gjithë shtëpinë. Për pasojë, e gjithë banesa u shkrumbua nga zjarri dhe të dy personat me aftësi të veçanta u plagosën.

Agron Hazizaj dhe Halo Hazizaj janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por, tashmë, ata janë pa shtëpi dhe në qiell të hapur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron hazizaj halo hazizaj shkrumbohet banesa ne vlore vlore agron hazizaj halo hazizaj shkrumbohet banesa ne vlore vlore

Sondazh

Poll