Aktualitet

E rëndë në Rodos/ 12-vjeçari shqiptar godet tre herë me thikë motrën e tij 11-vjeçare, u grindën se kush do ta priste s

1 Janar 2021, 13:55 Nga DOSJA
E rëndë në Rodos/ 12-vjeçari shqiptar godet tre herë

GREQI– Një 12-vjeçar shqiptar ka plagosur motrën e tij tre herë me thikë në kofshë.

Kjo ngjarje e rëndë në Rodos ndodhi në një familje shqiptare, ku dy fëmijët jetonin vetëm me babanë e tyre, pas vdekjes së nënës  9 vite më parë, pas një sëmundje në tru.

Avokati, Stelios Alexandris, duke folur për protothema.gr, deklaroi se kjo ngjarje ndodhi për një arsye qesharake. “Të dy të miturit, vëlla e motër u grindën se kush do ta priste sallatën në tryezën e familjes, duke pritur që babai i tyre të kthehej nga puna,” tha avokati.

12-vjeçari, duke debatuar me motrën e tij se kush do të priste sallatën, mori thikën e kuzhinës dhe goditi të motrën duke i shkaktuar tre prerje të thella në kofshë, ku për rrjedhojë motra nga plagët e thella humbi shumë gjak, ndërsa u transportua me ambulancë në Departamentin e Urgjencave të Spitalit të Përgjithshëm të Rodosit për ndihmën e parë.

Vajza është në një gjendje shoku dhe shprehu dëshirën të lërë jo vetëm shtëpinë e saj, por edhe Greqinë dhe të vendoset në Shqipëri në shtëpinë e tezes së saj. I shokuar ka ngelur edhe vëllai i saj, i cili u përpoq të justifikonte veten duke thënë se gjithçka ishte bërë për një shaka dhe se ai nuk kishte ndërmend ta dëmtonte atë.

Babai i dy fëmijëve, përmes avokatit të tij, Stelios Alexandris, ka pranuar vendimin e vajzës së tij për të lënë Greqinë dhe për të lëvizur në Shqipëri në shtëpinë e të afërmve të tyre.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne rodos ngjarja ne rodos

Sondazh

Poll