‘Ishte gati të arratisej’/ Policia italiane jep detajet e arrestimit të shqiptarit: Është i rrezikshëm, kreu i
1 Janar 2021, 09:57Nga DOSJA
ITALI-Julian Tare është shqiptari i arrestuar në Itali për trafikim lëndësh narkotike si dhe dyshohet se është kreu i grupit që vepron në Viterbo.
Arrestimi i tij u bë në mënyrë spektakolare nga policia italiane e cila kishte kohë që mbante nën vëzhgim 29-vjeçarin shqiptar. Kur policia kishte vënë re se ai po tentonte të ikte nga Belgjik, vend ku Tare ishte emigrant, menjëherë u vunë në aksion.
I riu nuk ia kishte idenë që policia e Viterbo dhe shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar e kishin ndjekur atë për disa kohë. Ai u arrestua menjëherë pas një urdhëri arresti europian nën akuzën ‘tregtia ndërkombëtare e drogës’.
Tare konsiderohet udhëheqësi i padiskutueshëm i bandës së drogës në Viterbo dhe më gjerë. Komisioneri i policisë Giancarlo Sant’Elia, kreu i Mobile Gian Fabrizio Moschini dhe drejtuesit e Fiumicino Polaria, shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe divizioni i narkotikëve rrëfyen me hollësi operacionin i cili çoi në arrestimin e të arratisurit.
“Aktiviteti filloi në Shtator 2019, me arrestimin flagrant të një të riu shqiptar të gjetur me 21 gram kokainë dhe 470 euro. Duke analizuar telefonin e personit të arrestuar, ne kuptuam se ishte e nevojshme të hetohej më tej. Dhe filluam hetimet. Hetimet që gjatë bllokimit çuan në arrestime serioze të të rinjve të tjerë shqiptarë dhe sekuestrim të sasive të mëdha të kokainës. Në total u bënë 9 arrestime. Më pas, duke hetuar më tej, arritëm te shtetasi shqiptar refugjat në Belgjikë.
Në këtë mënyrë policia u bind se Tare ishte kreu i grupit dhe filluan gjurmimin e tij.
“Ndërsa ai ishte gati të kthehej në Tiranë ne e kapëm dhe e vendosëm në një aeroplan për në Romë”. I kapur jashtë vendit sapo zbarkoi në Fiumicino, ai u arrestua dhe u dërgua në burg.
“Ky operacion – tha komisioneri San’Elia – është dëshmia se forcat e policisë nuk kanë ndalur kurrë përballë urgjencës. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të kryejmë punën tonë edhe përballë një mijë vështirësive .
I riu u arrestua më 31 dhjetor teksa po përpiqej të kthehej në Shqipëri. Ai do të akuzohet për veprën e trafikimit të lëndëve narkotike.
(A.B).Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zbardhet dëshmia e Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Adem...
ITALI– Operacioni ‘Agimi i Ri’ ka vënë në pranga nëntë persona e në mesin e tyre dhe kreun e grupit i cili është me origjinë shqiptare.Shqiptari i identifikuar ...
SHQIPERI- Shqiptarët i kanë shfrytëzuar orët e fundit të 2020 për të hyrë në Shqipëri dhe të festojnë me familjet e tyre.Nga shifrat që vijnë nga pikat kufitare...
TIRANE- Vladimir Zvezhda bashkë me të shoqen e tij, shkuan tek banesa e Klajdi Shundit për të festuar bashkë me të mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Burime për Do...
TIRANË- Përgjaket dita e parë e vitit 2021! Klajdi Shundi, 34 vjeç vrau kunatin e tij në rrugën “5 Maji” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pas ndërri...
TIRANË- Viti i Ri 2021 ka hyrë në Shqipëri me këmbën e mbarë. Ditën e sotme një mot i kthjellët pritet të mbizotërojë në të gjithë vendin.Paradite, vranësi...
TIRANE- Quhen Ajla dhe Meri dhe janë dy vajzat e para që erdhën në jetë 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Këtë vit lajmi për beben e vitit e dha ministrja e Shë...
BERAT- Ndërrimi i viteve në qytetin e Beratit është pritur me fishekzjarre të shumta nga banorët e qytetit. Në sheshet e qytetit nuk ka pasur qytetar të pranish...
TIRANË– Në një spektakël fishekzjarresh, shqiptarët pritën Vitin e Ri 2021. Në kryeqytet por edhe në çdo qytet tjetër spektali i fishekzjarrëve nuk ...