Bota

Samiti i Berlinit, Hashim Thaçi publikon kërkesat që do të shtrojë Kosova

28 Prill 2019, 13:41 Nga DOSJA
Samiti i Berlinit, Hashim Thaçi publikon kërkesat që do të

Kosovë- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka treguar për publikun kërkesat që do të parashtrojë në samitin e Berlinit këtë të hënë, ku në plan të parë është liberalizimi i vizave.

“Pres nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të tregojnë mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si respektim i kontratës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë si të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe kontinentit. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, takimi i Berlinit do të jetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës”, shkruan Presidenti në adresën e tij në Facebook.

Një tjetër kërkesë që Presidenti shprehet se do ta shtroë në këtë samit, është edhe dënimin e genocidit serb në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Më tej ai shkruan: “Në takim theks i veçantë do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë vizitë do të marrë pjesë edhe kreu i qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, i cili është i prerë kundër diskutimeve për ndryshimin e kufijve. Prekja e kufijve po ashtu nuk mbështetet nga Merkel dhe Makron. Janë pikërisht liderët e Gjermanisë dhe Francës, ata që organizojnë këtë samit me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni genocidi serb hashim thaci liberalizimi i vizave genocidi serb hashim thaci liberalizimi i vizave

Sondazh

Poll