Aktualitet

Kreu i monopolit të shitjes së kokainës! Po vinte në Tiranë, 29-vjeçari shqiptar kapet në flagrancë, ekstradohet drejt I

1 Janar 2021, 09:25 Nga DOSJA
Kreu i monopolit të shitjes së kokainës! Po vinte në

ITALI– Operacioni ‘Agimi i Ri’ ka vënë në pranga nëntë persona e në mesin e tyre dhe kreun e grupit i cili është me origjinë shqiptare.

Shqiptari i identifikuar si Julian Tare po përpiqej të vinte në Tiranë nga Belgjika mirëpo u arrestua dhe u bë e mundur ekstradimi i tij në Itali. Arrestimi i tij u bë në mënyrë spektakolare nga policia italiane e cila kishte kohë që mbante nën vëzhgim 29-vjeçarin shqiptar. Kur policia kishte vënë re se ai po tentonte të ikte nga Belgjik, vend ku Tare ishte emigrant, menjëherë u vunë në aksion.

I riu nuk ia kishte idenë që policia e Viterbo dhe shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar e kishin ndjekur atë për disa kohë. Ai u arrestua menjëherë pas një urdhëri arresti europian nën akuzën ‘tregtia ndërkombëtare e drogës’.

Tare konsiderohet udhëheqësi i padiskutueshëm i bandës së drogës në Viterbo dhe më gjerë. Gjatë kontrolleve policia sekuestroi 4 kg kokainë të hapur. Grupi vepronte më shumë në zonën e Viterbos, e cila është dhe pika kryesore e trafikimit të drogës në Itali.

“Një i arratisur i rrezikshëm u arrestua – deklaron Giancarlo Sant’Elia”, duke shtuar se policia “Çmontoi një grup që kishte monopolin e shitjes së kokainës në Viterbo“.

“Ndërsa ai ishte gati të kthehej në Tiranë, ne e kapëm dhe e vendosëm në një aeroplan për në Romë”. “Ky operacion – tha komisioneri San’Elia – është dëshmia se forcat e policisë nuk kanë ndalur kurrë përballë urgjencës. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të kryejmë punën tonë edhe përballë një mijë vështirësive’- u shpreh ai.

Sapo shqiptari zbarkoi në Fiumicino, u arrestua dhe u dërgua në burg. Pritet që autoritetet italiane të japin dënimin për të riun nga Shqipëria.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet julian tare julian tare arrestohet julian tare julian tare

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2020, 19:12

Dimri i dytë, apo dimri i fundit?

13 muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, nuk është e vështirë të gjesh njerëz ende nën çadra apo kontejnerë. Të harruar, të gënjyer, të...