Politike

Bilanci i 2020! Rama mesazh për Vitin e Ri: Ne qëndruam dhe luftuam! Më të keqen e kemi lënë pas

31 Dhjetor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Bilanci i 2020! Rama mesazh për Vitin e Ri: Ne qëndruam dhe luftuam!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e fundit për këtë vit. Në fjalën e tij, Rama tha se vaksina ndaj koronavirusit në Shqipëri do jetë falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët. Ndërsa përmendi edhe njëherë banorët e prekur nga tërmeti që sot kalojnë të dytin vit jashtë shtëpive të tyre. Ai vlerësoi mjekët, infermierët, mësuesit, por edhe të gjithë shqiptarët për përballimin e sfidave të rënda të vitit që lamë pas.

E di se ka shumë punë për të bërë, por bashkë mund t’ia dalim. Më të keqen e kemi lënë pas. Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët,”-tha Rama.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Për ne shqiptarët ardhja e armikut të padukshëm ishte një kafshatë e pakapërdishme pas atij tërmeti. Gjyshër dhe gjyshe të kërcënuar në jetën e tyre, fëmijë të penguar, të rinj të pamundur në shkollim, prindër të ndaluar në punën e tyre. Ky vit ishte një lloj sfide nga ato që thonë se rrëzojnë elefantë. Falë bluzave të bardha ne luftuam dhe ;po luftojmë. Ne qëndruam dhe i rezistuam tërmetit. Shkollat e bukura po rilindin. Po rilindim përditë më të bukura dhe më të forta dhe shtëpitë e goditura nga tërmeti. Ne po hapim dyert e shtëpive për ta njëra pas tjetrës. Puna vazhdon çdo ditë, çdo natë falë 25 mijë punëtorëve të angazhuara si një trup i vetë,. Tani vazhdon lufta për të siguruar vaksinën dhe për të nisur vaksinimin fillim vitin e ardhëm.

Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo luftë nuk pritet të mbarojë para fundvitit të ardhshëm. Nga Janari bluzat e bardha do të paguhen 40% më shumë. Jemi krenarë për ta. Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën si dhe sistemet shëndetësore në të gjithë vendin. Por imagjinoi sikur tërmeti dhe pandemia të na kishin ndodhur 7 vite më parë. Ne edhe këtë vit kaq të vështirë kemi bërë përpara. Paga minimale nga Janari do të jetë 300 mijë lekë. E di mirë se rruga jonë e përbashkët ka ende shumë pengesa por falë karakterit tonë por më të keqen ne e kemi lënë pas dhe më të mirë e kemi para. Kjo dekadë e re e cila po fillon qoftë më e mbara e historisë sonë.

E di se ka shumë punë për të bërë, por bashkë mund t’ia dalim. Më të keqen e kemi lënë pas. Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll