Bota

Vrau 93 gra/ Vdes në moshën 80-vjeçare vrasësi serial amerikan

31 Dhjetor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Vrau 93 gra/ Vdes në moshën 80-vjeçare vrasësi serial

SHBA-Samuel Little, një vrasës serial ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare në një spital në Kaliforni. Sipas mediave, ai po vuante një dënim të përjetshëm për vrasjen e tre grave, por gjatë gjyqit ndaj tij, ai kishte rrëfyer dhe se kishte vrarë 93 gra midis viteve 1970 dhe 2005. Bëhet e ditur se shumica e viktimave ishin punonjëse seksi apo gra të varura nga droga.

Little, një ish-boksier përdorte pothuajse të njëjtën mënyrë për të vrarë viktimat e tij. Ai i qëllonte ato me grushte e më pas i mbyste. Disa trupa nuk janë gjetur kurrë, ndërsa disa viktima janë shënuar si vdekje për shkak të mbidozave.

Ndërkohë që FBI-ja ka dalë në përfundim vitin e kaluar se rrëfimet e tij për vrasjet ishin të vërteta.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota samuel little shba samuel little shba

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 14:08

Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit?

BRITANI– Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje. A përhapet më lehtë? A shkakton sëmundje më të rëndë? Si reagon ndaj vaksinës dhe terapive mjekë...

Bota 31 Dhjetor 2020, 13:10

VIDEO/ Mbërrin Viti i Ri 2021 në Australi

AUSTRALI–Australia ka filluar festimet e Vitit të Ri me një shfaqje fishekzjarre mbi portin e famshëm të Sidneit. Njerëzit janë ndaluar të mblidhen në por...