Bota

Tragjedi në Itali/ Nëna vdes nga kanceri, fëmijë vetëvriten nga dhimbja

31 Dhjetor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Tragjedi në Itali/ Nëna vdes nga kanceri, fëmijë

ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupat e tre personave janë gjetur të vdekur në një banesë. Sipas mediave italiane raportohet se një prej trupave është Luigia Teresa Etteri 77-vjeç, e cila kishte ndërruar jetë pasi vuante nga tumori. Ndërsa, dy personat e tjerë ishin djali dhe vajza e saj, të cilët sipas hetimeve të para i dhanë fund jetës nga dhimbja.

Massimo Del Bianco, 51 vjeç, dhe e motra Francesca, 46 vjeçe, pasi ndihmuan nënën e tyre deri në fund, u gjetën të vdekur me goditje thike. Vetëm një mjet prerës është sekuestruar nga skena e tragjedisë.

Tashmë hetimet tentojnë të zbulojnë nëse vdekja e vëlla e motër erdhi si rezultat i një vrasje-vetëvrasjeje, apo i një vetëvrasjeje e dyfishtë.

Ata u gjetën të vdekur ndoshta prej një muaj e gjysmë, pas ardhjes së autoriteteve të njoftuara për erën e rëndë që vinte nga banesa e familjes.

Luigia Teresa ishte kthyer në Itali në 2018, ndërsa i biri prej vitit 2008. 77-vjeçarja me të bijtë ishin kthyer pas sëmundjes së saj, në spitalin Serristori. Kryefamiljari besohet se dhe ai ka vdekur, teksa gruaja e tij thoshte se ishte e ve, gjatë bisedave të shkurtra të s në dyqanet e Figline. Ata kishin treguar gjithashtu se ishin me origjinë nga Italia e Veriut, të larguar në Venezuelë e të rikthyer vitet e fundit ne Itali.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasje ne itali vrasje ne itali

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 14:08

Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit?

BRITANI– Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje. A përhapet më lehtë? A shkakton sëmundje më të rëndë? Si reagon ndaj vaksinës dhe terapive mjekë...

Bota 31 Dhjetor 2020, 13:10

VIDEO/ Mbërrin Viti i Ri 2021 në Australi

AUSTRALI–Australia ka filluar festimet e Vitit të Ri me një shfaqje fishekzjarre mbi portin e famshëm të Sidneit. Njerëzit janë ndaluar të mblidhen në por...