Bota

Ky është heroi i sulmeve në Sri Lanka, u sakrifikua për të shpëtuar 600 njerëz

28 Prill 2019, 11:55 Nga DOSJA
Ky është heroi i sulmeve në Sri Lanka, u sakrifikua për

SRI LANKA- Ramesh Raju do të mbahet mend në qytetin mysliman si një hero që shpëtoi 600 njerëz gjatë sulmeve në Sri Lanka.

Ai u vetësakrifikua duke ndaluar një bombardues vetëvrasës dhe shpëtoi të gjithë njerëzit që ndodheshin në kishën ungjillore të Sionit në Batticaloa.

Raju është shpallur hero në Sri Lanka dhe një javë pasi ai ndërroi jetë, rruga që të çon në shtëpinë e heroit në qytetin lindor është e rrethuar nga postera dhe fotografi të babait 40-vjeçar.

Ai mund të kishte ikur por zgjodhi të luftonte me bombarduesin vetëvrasës në mënyrë që ta ndalnte, të futej në kishë. Jam shumë krenar për të, ka shpëtuar shumë jetë, veçanërisht shumë fëmijë,”- është shprehur babai i tij, Velusami Raju për AFP.

Kishat në Sri Lanka u sulmuan 8 herë në mënyrë të njëpasnjëshme brenda tre ditëve, duke lënë 360 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ramesh raju sulmi ne sri lanka ramesh raju sulmi ne sri lanka

Sondazh

Poll