Bota

Ndjenja e ‘bujarisë’ së Putinit, i ofron pasaporta ruse të gjithë ukrainasve

28 Prill 2019, 11:24 Nga DOSJA
Ndjenja e ‘bujarisë’ së Putinit, i ofron pasaporta ruse

RUSI– Presidenti Vladimir Putin është shprehur se po e konsideron mundësinë që t’i ofrojë të gjithë qytetarëve të Ukrainës pasaporta ruse.

Vendimi pritet që t’i rrisë tensionet mes Kievit zyrtar dhe Moskës, dhe vjen pas vendimit të Rusisë për të pajisur me pasaporta të gjithë qytetarët që jetojnë në zonat e Ukrainës lindore, zona këto që  kontrollohen nga separatistët rusë.

Teksa vendimi i fundit është vënë në zbatim, Putin u shpreh se do ta konsideronte edhe zgjerimin e tij.

“Ne po e shqyrtojmë nëse duhet t’i japim të gjithë qytetarëve të Ukrainës shtetësinë tonë, duke përdorur procedura të thjeshtësuara” tha Putin.

Por në vëmendjen e Putin ka qënë edhe presidenti i sapozgjedhur të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i cili fitoi zgjedhjet të dielën e kaluar, dhe një ndër premtimet që kishte bërë ishte zgjedhja e konfliktit. Putin tha se do të donte që ta mësonte pozicionin e Zelenskiyt sa i përket konfliktit në Ukrainën lindore, pas ky i fundit kishte premtuar se nuk do t’i përmbahej kushteve të marrëveshjes që u nënshkrua në Minsk të vitit 2015.

Ukraina ka qenë në luftë me separatistët pro-rus të pjesës lindore të shtetit, që nga vitin 2014. Pesë vite luftë mes forcave Ukrainase dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia, kanë lënë të vrarë 13.000 persona.

Burimi: BBC

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine paraporta vladimir putin konflikti rusi-ukraine paraporta vladimir putin

Sondazh

Poll