Aktualitet

Nuk respektuan masat anti-COVID/ Gjobiten 286 qytetarë, ndëshkohen edhe 3 subjekte private

31 Dhjetor 2020, 12:41 Nga DOSJA
Nuk respektuan masat anti-COVID/ Gjobiten 286 qytetarë, ndëshkohen

TIRANË- 276 qytetarë u konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse dhe u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, tre subjekte që ushtronin aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 276 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 10 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat për maskat gjobat për maskat

Sondazh

Poll