Aktualitet

Xhaferraj me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: S’ka transparencë, vetëm korrupsion!

31 Dhjetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Xhaferraj me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës:

DURRËS– Kryetari i degës së PD-së Durrës Ferdinand Xhaferri është takuar me banorët e zonës të prekur nga tërmeti që goditi vendin në Nëntor të 2019 dhe kanë  pë suar dë me të  shumta në  banesat e tyre. Banorët e zonës shprehen se gjatë vizitave të kryera nga shtabi i emergjencës civile si dhe nga Bashkia Durrës i është premtuar se brenda Shtatorit të 2021 të gjithë do të marrin bonuset për riparimet e dëmeve, por siç shprehen ata, sot ka hyrë dita e fundit e vitit dhe akoma nuk kanë marrë bonuset që i takojnë.


Për më tepër ata akuzojnë institucionet për nivelin e vlerësimit të dëmeve ku shumë banesa janë cilësuar si DS 3 pra me një bonus prej 5 million lekësh të vjetra për dëmtime të lehta  por në të vërtet janë DS 4, pra të pabanueshme.

‘Me 5 milion lekë unë nuk rregulloj as banjon’– shprehet një qytetare.

Ndërkohë pasi dëgjoi të gjitha ankesat e qytetarëve Ferdinand Xhaferri kërkoi llogari nga shteti për mosmbajtjen e premtimeve.

“Ky pallat, si shumë pallate në Durrës, është realisht fytyra e rindërtimit të Edi Ramës dhe Arben Ahmetaj. Këtu jetojnë banorë, ndërkohë që tërmete bien përditë. Kush mban përgjegjësi? Nuk ka transparencë, organizimin, ka vetëm Korrupsion dhe abuzim,”-tha Xhaferraj. 

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesat e demtuara nga termeti ferdinand xhaferri termeti ne durres banesat e demtuara nga termeti ferdinand xhaferri termeti ne durres

Sondazh

Poll