Aktualitet

Vrasja me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori

31 Dhjetor 2020, 11:27 Nga DOSJA
Vrasja me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori

TIRANË– Arrestohet Përparim Ademi, autori i krimit të dyfishtë në Tiranë, ku ekzekutoi bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj. Mësohet se Ademi është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë vrarë me breshëri kallashnikovi nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre. 59-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot ndarjen dhe në sherr e sipër ka qëlluar ndaj Kristinës, por plumbat nuk kanë kursyer të motrën.

(k.m/dosja.al)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane vrasje ne astir tirane vrasje ne astir

Sondazh

Poll