Bota

Kina raporton rastin e saj të parë të variantit COVID: 23-vjecarja mbërriti në Shangai nga Britania, ku mund të jetë infe

31 Dhjetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Kina raporton rastin e saj të parë të variantit COVID:

KINË– Shteti kinez ka konfirmuar rastin e saj të parë të variantit të ri të koronavirusit që u zbulua kohët e fundit në Britani. Pacientja e parë në Kinë me variantin e ri të COVID-19 është një grua 23-vjeçare që fluturoi në Shangai nga Britania në 14 Dhjetor. Sipas autoriteteve kineze, pacientja u shtrua në spital pas mbërritjes pasi ajo tregoi simptoma të lehta.

Ajo doli negative pas testimit më 12 dhjetor, dy ditë para fluturimit të saj në Kinë. Para se të nisej ajo tha se kishte vrapuar në një park pa veshur maskë dhe kishte hequr maskën për të ngrënë dhe për të pirë ndërsa priste të hipte në aeroplan, momente ku mund të jetë infektuar.

Rasti ‘paraqet një kërcënim të madh të mundshëm’ për përpjekjet e Kinës për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e virusit. Tipi i ri, për të cilin ekspertët thonë se potencialisht përhapet më shpejt sesa varianti origjinal, ka nxitur kufizime të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar në më shumë se 50 vende – përfshirë Kinën, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina raporton rastin e pare me variantin e ri te koronavirusit kina raporton rastin e pare me variantin e ri te koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 09:14

Kinë-BE: Marrëveshje me kleçka dhe pikëpyetje

BRUKSEL– Tani marrëveshja është konfirmuar edhe nga pala zyrtare. Bashkimi Europian (BE) dhe Kina pas shtatë vjet negociatash të vështira ranë dakord për ...