Bota

Gjendet 3 trupa të dekompozuar në Firenze, mister vdekja e tyre

31 Dhjetor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Gjendet 3 trupa të dekompozuar në Firenze, mister vdekja e tyre

ITALI – Tre kufoma, një nënë 77-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të moshës 51 dhe 46 vjeç, të cilët ishin kthyer nga Venezuela disa vjet më parë, u gjetën  të dekompozuar në një shtëpi pranë Firences të Mërkurën. Ata u identifikuan si Luigia Teresa Etteri, 77; Massimo Giovannella Del Bianco, 51 vjeç; dhe Francesca Giovannella Del Bianco, 46 vjec.

Zbulimi u bë në Figline Valdarno dhe vdekjet datojnë rreth një muaj e gjysmë më parë. Alarmi u dha nga një fqinj i cili lajmëroi policinë pasi një erë e rëndë vinte nga shtëpia e tyre.

Policia tha se gruaja kishte vdekur nga kanceri ndërsa djali dhe vajza e saj dyshohet se janë  vetëvrarë duke me mbidozë ilaçesh dhe duke goditur veten me thikë – megjithëse është e mundur që vëllai të ketë vrarë motrën e tij para se të merrte jetën e tij. Policia ka sekuestruar një thikë që mund të jetë përdorur nga fëmijët, të tre nuk ishin parë për shumë ditë, dhe dera ishte mbyllur nga brenda.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjenden 3 kufona ne firenze gjenden 3 kufona ne firenze

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 09:14

Kinë-BE: Marrëveshje me kleçka dhe pikëpyetje

BRUKSEL– Tani marrëveshja është konfirmuar edhe nga pala zyrtare. Bashkimi Europian (BE) dhe Kina pas shtatë vjet negociatash të vështira ranë dakord për ...