Bota

Shërbehu si agjenti i dyfishtë rus i Luftës së Ftohtë, televizionet ndërpresin transmetimin për të ndjekur varrimin e Ge

31 Dhjetor 2020, 09:53 Nga DOSJA

RUSI– Vdekja e agjentit të famshëm rus George Blake ka bërë që televizionet në Rusi, të ndërpresin transmetimin e tyre në shenjë respekti për të, duke vijuar me publikimin e pamjeve live nga varrimi.

Blake vdiq në moshën 98 vjeçare dhe konsiderohet si një ndër agjentët e dyfishtë që ka shkaktuar vrasjen e shumë spiunëve të perëndimit të kapur nga ish-Bashkimi Sovjetik. Si fillim, ai ka qenë agjent i MI6 të Britanisë së Madhe, ndërkohë që gjatë punës u vu në kontakt me komunizmin duke u bërë komunist. Gjatë periudhës që shërbeu për britanikët, ai spiunoi edhe për llogari të sovjetikëve duke dekonspiruar mjaft operacione dhe agjentë, ku 40 prej tyre janë kapur dhe vrarë prej vendeve të Bllokut Lindor vetëm se u dekonspiruan nga Blake.

Ndërkohë, që kur u zbulua në vitin 1966, ai u arratis në Moskë ku edhe jetoi deri ditën që vdiq. Në lidhje më vdekjen e tij, ka reaguar dhe presidenti Putin, i cili dërgoi një mesazh të posaçëm në varrimin e tij. Ndërsa në krye të kortezhit ishte një kurorë në emër të Presidentit të Federatës Ruse.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george blake rusi george blake rusi

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 09:14

Kinë-BE: Marrëveshje me kleçka dhe pikëpyetje

BRUKSEL– Tani marrëveshja është konfirmuar edhe nga pala zyrtare. Bashkimi Europian (BE) dhe Kina pas shtatë vjet negociatash të vështira ranë dakord për ...