Bota

Marrin mbidozë të vaksinës anti-Covid, 8 të moshuar e pësojnë keq në Gjermani

29 Dhjetor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Marrin mbidozë të vaksinës anti-Covid, 8 të moshuar e

GJERMANI- 8 të moshuar kanë përfunduar në siptal ditën e djeshme në Gjermani për shkak se kanë marrë mbidozë të vaksinës anti-Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cila shkruajnë se të moshuarit ishin pjesë e një azili.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se të moshuarit në qytetin e Stralsund kanë marrë pesë herë dozën e vaksinës së BioNTech/Pfizer. Ata vaksinën e kanë marrë ditën e djelë, ndërkohë që një ditë më pas 4 prej tyre përfunduan në spital. Momentalisht ata janë në spital me simptoma gripi.

Vaksina anti-Covid u miratua për përdorim në të gjitha vendet e BE-së në 21 dhjetor nga Agjencia Evropiane e Barnave. Ajo është shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e BE-së dhe se momenti historik i fillimit të vaksinimit do të jetë nesër.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbidoze vaksinat anti-covid mbidoze vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 21:49

Buxheti i rënduar i familjeve në pandemi

Për familjen e Fitore Muratit, 37 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ishte e vështirë që ta mbyllnin muajin, pasi gjatë kohës kur në Kosovë ishin në fuqi masa t...